Rusi:13 fëmijë kanë vdekur nga mbytja e tre anijeve turistike 

Rusi:13 fëmijë kanë vdekur nga mbytja e tre anijeve turistike 

69
SHPËRNDAJE

Të paktën 13 fëmijë kanë vdekur pasi tre anije turistike u përfshinë nga një stuhi liqeni në Karelia, në veriperëndim të Rusisë, njoftoi policia vendase.
Sipas kryebashkiakut Sergej Sobyanin, të gjithë fëmijët ishin nga Moska.

“Ka ndodhur një tragjedi e madhe në Karelia. Sipas të dhënave paraprake 13 fëmijë nga Moska kanë vdekur në liqenin Syamozero”- ka shkruar kryetari i bashkisë në Tëitter.
49 persona kishin nisur udhëtimin ditën e shtunë, por një stuhi e fortë ka kthyer përmbys anijet me të cilat lundronin. Të pranishëm ishin edhe disa fëmijë të moshës nga 12 deri ne 15 vjeç. Burimet thanë për Interfax se trupat e të paktën gjashtë viktimave u gjetën në thellësi të liqenit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.