Rritet bilanci i sulmit në Stamboll, 41 të vdekur dhe rreth 238...

Rritet bilanci i sulmit në Stamboll, 41 të vdekur dhe rreth 238 të plagosur

22
SHPËRNDAJE

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është goditur mbrëmjen e të martës nga 3 sulme terroriste të njëkohshme me pasojë të paktën 41 të vdekur dhe rreth 140 të plagosur.

Siç bën të ditur Prefektura e Stambollit, 13 prej viktimave janë shtetas të huaj.

Ekspertët e terrorit bëjnë me dije se ky sulm vetëvrasës i trefishtë sinjalizon organizatën terroriste, DAESH.

Në orën 20.22 (21.22 me orën lokale), kamikazi i parë hodhi veten në erë në terminalin e mbërritjeve të linjave ndërkombëtare.

Menjëherë pas këtij shpërthimi, këtë herë në katin e sipërm të terminalit të linjave ndërkombëtare, 2 terroristë të tjerë hapën zjarr me armë automatike (AK-47) në drejtim turmës së njerëzve.

Njëri prej këtyre terroristëve u qëllua nga forcat e sigurisë dhe i plagosur në tokë ai aktivizoi brezin eksploziv.

Terroristi i tretë, që po përpiqej të largohej duke vazhduar të hapë zjarr kuturu, brenda një kohe shumë të shkurtër zbriti në katin e poshtëm të terminalit dhe hodhi veten në erë.

Qytetarët e plagosur u dërguan menjëherë për kurim në spitalet përreth aeroportit.

Pas sulmit terrorist të trefishtë, në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit u ndaluan të gjitha fluturimet deri në orën 01.22 (02.22 me orën lokale) të së mërkurës, kur operacioni aeroportual iu rikthye normalitetit.

Kryeministri Binali Yildirim vuri në pah se ky sulm i poshtër, që kishte në shënjestër njerëzit e pafajshëm, është organizuar në një periudhë të suksesshme për Turqinë jo vetëm në luftën kundër terrorizmit, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët.

Binali Yildirim tërhoqi vëmendjen mbi përmasat globale të terrorit duke theksuar se edhe lufta antiterror duhet të vazhdojë në shkallë globale.

“Turqia është aq e fuqishme sa t’u bëjë ballë këtyre planeve të ulëta”, nënvizoi shefi i Ankarasë zyrtare duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve për solidarizim.

Sakaq, turistët që kanë mbërritur në Stamboll pas sulmit terrorist në Aeroportin “Ataturk”, janë shprehur se do të vazhdojnë të vijnë dhe të udhëtojnë në Turqi për të mos lejuar që terrorizmi t’ia arrijë qëllimit.


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.