Rezultat surprizë në votimin për zgjedhjen e presidentit

Rezultat surprizë në votimin për zgjedhjen e presidentit

37
SHPËRNDAJE

Bullgarët do të zgjedhin presidentin e tyre të ri në një votim balotazh më 13 nëntor, me kandidatin e opozitës, Rumen Radev që ka marrë një avantazh të habitshëm ndaj kandidates së kryeministrit, Boyko Borisov,  Tsetska Tsacheva në raundin e parë.

Me rreth gjysmën e votave të numëruara nga votimi i djeshëm, Radev nga Partia Socialiste kryesoi ndaj Tsacheva me 26 nga 21,5 për qind.

Ata lanë shumë pas kandidatët e tjerë, por duke qenë se asnjëri nuk ka fituar të drejtat e plota, duke mbledhur më shumë se gjysmën e votave, të dy do të përballen në një javë, me një raund tjetër.

Rezultati, që rezultoi krejt ndryshe nga sa ishte parashikuar, detyroi Borisov të tërheqë premtimin se do të japë dorëheqjen e kabinetit të tij, nëse Tsacheva, miratuar nga partia e tij konservatore GERB, nuk arrin të fitojë shumicën e votave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.