QIPRO – Anastasiades: Bisedimet për bashkimin mund të mbeten të bllokuara deri...

QIPRO – Anastasiades: Bisedimet për bashkimin mund të mbeten të bllokuara deri në prill

21
SHPËRNDAJE

Presidenti qipriot grek, Nicos Anastasiades deklaroi se bisedimet e mbështetura nga OKB-ja mbi ribashkimin e Qipros do të mbeten të bllokuara deri në referendumin e 16 prillit në Turqi mbi kopetencat presidenciale, në një intervistë të publikuar sot.

Anastasiades, që drejton Republikën e Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian, ka zhvilluar 21 muaj negociata me kryetarin qipriot turk, Mustafa Akinci, të konsideruara si shpresa më e madhe për të arritur një ribashkim të ishullit të ndarë.

Por Akinci pezulloi këtë javë pjesëmarrjen e tij në negociatat për të protestuar kundër miratimit nga Parlamenti qipriot të një ligji që i mundëson shkollave qipriote greke të kujtojnë përvjetorin e një referendumi të vitit 1950, gjatë të cilit qipriotët grekë ishin shprehur masivisht pro bashkimit të ishullit me Greqinë. ATSH

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.