Putin i përfshirë në “pastrim parash”.

Putin i përfshirë në “pastrim parash”.

46
SHPËRNDAJE

Mediat botërore raportojnë se në emër të njerëzve më të ngushtë të Vladimir Putinit janë kapur miliarda euro në xhirollogari të ndryshme bankare, në botë. Ky është skandali më i madh financiar ku është përfshirë një lider.Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë.

Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive pertej vendit te tyre, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave.

Sipas Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko; kryeministri i Islandes, Sigmundur Davio; kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif; Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Alaa Mubarak, i biri i ish-Presidentit të Egjiptit, futbollisti Lionel Messi e ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini besohet se janë disa prej atyre që kanë përdorur të njëjtën skemë për të fshehur pasurinë.

Çështjen që tani njihet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e ukiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Svicër.
“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le monde.
Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.
Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 12 shefa shtetesh (6 ne detyre) e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me aktivitetet financiare të disa prej ish-liderëve dhe liderëve aktuale botërorë, përfshirë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin, se ka qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk përmendet në asnjë dokument, por ICIJ raporton se disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si Sergei Roldugin, në mënyrë sekrete shpërndan një vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh në banka dhe kompani fantazmë.
Dokumentet tregojnë se të paktën tetë zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë të Kinës, përfshirë edhe kunatin e Presidentit Xi Jinping, të kenë përdorur këtë skemë.

Mbi të paktën 23 klientë të “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

Firma juridike është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca. Ajo operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.