Pushtohet qyteti i Filipineve nga militantët e ISIS-it 

Pushtohet qyteti i Filipineve nga militantët e ISIS-it 

31
SHPËRNDAJE

Militantët e Shtetit Islamik kanë ngritur flamurin e tyre në një nga qytetet e Filipineve duke pushtuar rrugët dhe spitalet, ndërkohë që ushtria po përpiqet t’i largojë.
Numri i të vdekurve në qytetin e Marawit i ka tejkaluar 100 persona duke përfshirë të paktën 27 civilë dhe 61 terroristë, ndërsa 2,000 njerëz thuhet se mbeten të bllokuar.
Militantët e lidhur me ISIS-in, po vrasinpa meshir të gjithë banorët që përpiqen të ikin nga qyteti, raporton “RT”
Të paktën 27 civilë janë vrarë pasi xhihadistët pushtuan qytetin martën e kaluar, duke bërë që presidenti Rodrigo Duderte të dërgonte ushtrinë për t’i luftuar.
Sipas vendësve, viktimat ishin civilë që punonin në një fabrikë orizi dhe një kolegj mjekësor dhe kishin tentuar të iknin nga qyteti.
Flamuri i zi i Shtetit Islamik është ngritur në majë të dy automjeteve që kalonin nëpër rrugët e Maravit.
Një prift dhe kolegët e katolik janë marrë peng nga militantët e lidhur me ISIS-in që po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit dhe dhe kanë hyrë në spitalet lokale. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.