Presidenti Trump “zhduket” nga Twitter

Presidenti Trump “zhduket” nga Twitter

10
SHPËRNDAJE

Llogaria e Presidentit Trump u zhduk papritur ditën e enjte, pasi u çaktivizua nga një prej punonjësit e shërbimit të klientit.Ditën e djeshme, rreth orës 11 të natës me orën tonë, u konstatua se llogaria @RealDonaldTrump, ishte e pavlefshme dhe se në kutinë e mesazheve dilte një shënim i tipit “përdoruesi nuk ekziston”.

Llogaria e tij u kthye disa minuta më pas dhe Twitteri mori përsipër përgjegjësinë për këtë problem të papritur.Në një deklaratë, rrjeti social bënte me dije se llogaria e Trump u çaktivizua për shkak të një gabimi njerëzor të një prej punonjësve, por problemi u rregullua 11 minuta më pas. 

Gabimi u shkaktua nga një prej punonjësit e shërbimit të klientit, në ditën e tij të fundit të punës”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.