Presidenti Trump ka bere publike, dosjen mbi vrasjen Kennedit. Te informohet publiku!

Presidenti Trump ka bere publike, dosjen mbi vrasjen Kennedit. Te informohet publiku!

33
SHPËRNDAJE

Ashtu sic edhe ishte paralajmëruar Donald Trump ka bërë publike 2.800 dosje të klasifikuara mbi vrasjen e Presidentit John F Kennedy në vitin 1963.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se publiku meriton të jetë “plotësisht i informuar” për ngjarjen, e cila ka qenë subjekt i shumë teorive konspirative dhe është konsideruar si dosja me misterioze në botë.
Por disa dokumente janë mbajtur të fshehta me kërkesë të agjencive qeveritare.
Një dokument zbuloi se FBI-ja kishte paralajmëruar policinë për një kërcënim me vdekje ndaj personit të akuzuar për vrasjen Kennedit, Lee Harvey Osvald.
“Ne njoftuam menjëherë shefin e policisë dhe ai na siguroi se Osvaldit do t’i jepej mbrojtje e mjaftueshme”, shkruante drejtori i FBI-së, J Edgar Hoover.
“Vrasësi zyrtar” i Kennedit, Osvaldi, u qëllua për vdekje në bodrumin e Departamentit të Policisë së Dallasit, dy ditë pasi Presidenti u vra.
Dokumentet e sapo publikuara përfshijnë një memo të CIA-s që sugjeron se Osvaldi foli me një oficer të KGB-së në ambasadën ruse në Mexico City.
Memorandumi thotë se oficeri i KGB-së foli me Osvald në emër të një departamenti “përgjegjës për sabotim dhe vrasje”.
Një tjetër memorandum tregoi se zyrtarët sovjetikë kishin frikë se një “gjeneral i papërgjegjshëm” do të niste një raketë drejt BRSS-së pas vdekjes së Presidentit Kennedy.
Dokumente të tjera tregonin se si një gazetë rajonale britanike, “Cambridge Neës”, mori një telefonatë anonime rreth “disa lajmeve të mëdha” në SHBA, orë para vrasjes së Kennedi.
Çfarë ndodhi atë ditë?
Presidenti Kennedi u qëllua për vdekje më 22 nëntor të viti 1963 ndërsa udhëtonte nëpër Dallas në një limuzinë të hapur.
Raporti i departamenti të policisë, i botuar në shtator 1964, saktësonte se i dyshuari Lee Harvey Osvald kishte qëlluar presidentin nga ndërtesa e Departamentit të Librit të Shkollës së Teksasit.
Nuk ka “asnjë dëshmi që vërteton se Lee Harvey Osvald ishte pjesë e ndonjë komploti, vendas apo të huaj për të vrarë Kennedin, tha komisioni në atë kohë.

Një ligj i vitit 1992 i miratuar nga Kongresi kërkoi që të gjitha të dhënat lidhur me vrasjen e tij, të cilat ishin rreth pesë milionë faqe, të publikohen plotësisht brenda 25 vjetëve.
Më shumë se 90% e dosjeve janë vënë tashmë në domenin publik.
Në një memorandum drejtuar drejtuesve të departamenteve ekzekutive për publikimin e dosjeve, Trump tha se publiku amerikan meriton të jetë “plotësisht i informuar për të gjitha aspektet e kësaj ngjarjeje të rëndësishme”.

Kenedi dhe ngritja e teorive të konspiracionit: Kastro, Cosa Nostra dhe mafia!
Vrasja e Xhon Kenedi ka ngritur ndër vite teori konspirative se u porosit nga kundërshtarët e brendshëm politikë, organizatat mafioze apo rusët. Numri i amerikanëve që besojnë se vrasja ishte komplot ka variuar nga 60 deri në 75 për qind, prandaj është shumë e qartë se shumë amerikanë nuk besojnë se Lee Harvey Oswald veproi i vetëm.” ‘Bashkepunetoret e mundshem’ përfshinin diktatorin e Kubës, Fildel Castro, organizatën mafioze ‘Cosa Nostra’ dhe klanet e brendshme mafioze të Amerikës
Fidel Kastro
I dyshuari kryesor që e urrente Kenendy deri në porositjen e vdekjes, ishte ato vite pikërisht lideri i Havanës.
Fidel nuk mund të mos tregohej si numri një prapa planit që kish cuar në vrasjen e Kennedy. Për arsye politikisht objektive dhe të pakundërshtueshme, por edhe për shkak të identikitit psikopolitik të Lee Osëald.
Që Kastro do të figuronte ndër personalitetet me më shumë gjasa si porositës kjo është evidente.
Cosa Nostra
 Havana kishte qenë një prej bastioneve kryesorë të Cosa Nostras. Revolucioni i Kastros i kishte privuar këta zotërinj jo vetëm nga një vendstrehim i sigurtë, por edhe nga biznese fitimprurës, të lidhur me lojërat e fatit dhe trafiqet e paligjshme.
Po përse duhej vrarë Kennedy?
Nga njëra anë lufta pa asnjë kompromis e nisur kundër Cosa Nostras nga vëllai më i vogël i JFK, Robert, në cilësinë e tij si Kryeprokuror.
Nga ana tjetër sepse gjatë krizës së rëndë të raketave që Moska kishte vendosur në Kubë, presidenti kishte kundërshtuar cdo hipoteze të mëtejshme për të rikthyer Kubën në perëndim me force.
 Ai kishte arritur një marrëveshje në bazë të të cilës Kuba nuk do të pranonte më raketa (dhe koka bërthamore) sovjetike, por në këmbim do të ishte e cliruar nga cdo përpjekje tjetër “cliruese” prej Uashingtonit.
Mafia
Një telefonatë e interceptuar nga FBI-ja në vitin 1960, në të cilën këngëtari dhe aktori Frank Sinatra, një mik i ngushtë i JFK, i ka kërkuar haptaz kryemafizoti, Giancana, që të mbashtesë kandidaturën e Presidentit Kenedi.
Pothuajse shtatëdhjetë telefonatat që po FBI interceptoi një vit më vonë mes presidentit të sapozgjedhur dhe një prej të dashurave të tij, Judith Exner, e cila i përkiste klanit të Giancanas dhe që gjithashtu konsiderohej si një unazë lidhëse mes “bosit të Uashingtonit” dhe bosit të Chicagos.
Ndërkohë Presidenti Trump, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, ngurroi të pranonte kërkesat e agjencisë për të mos publikuar dokumentet e mbetura.
Të dhënat e të ashtuquajturës “dosja më misterioze në botë” janë publikuar në faqen e internetit të Arkivave Kombëtare
“BBC News”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.