Presidenti Filipineve quan “bir bushtre” Obamen

Presidenti Filipineve quan “bir bushtre” Obamen

44
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama, anuloi takimin e planifikuar me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, pasi udhëheqësi i Filipineve përdori një gjuhë vulgare duke ju referuar presidentit Obama në një takim me mediat.
Presidenti Obama më herët tha se kishte planifikuar një takim me presidentin Duterte në Laos, për të ngritur edhe çështjen e mbi 2 mijë vrasjeve të paligjshme të kontrabandistëve dhe përdoruesve të drogës në Filipine që kur Duterte mori postin në muajin qershor.
Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.
Para se të largohej nga Manila për në kryeqytetin e Laosit, Vientiane, Duterte i tërhoqi vërejtjen presidentit Obama: “duhet të keni respekt dhe jo vetëm të hidhni pyetje”, tha ai duke përdorur një frazë në gjuhën Tagalog që do të thotë “bir bushtre”.
Presidenti Obama fillimisht ngriti supet rreth komenteve të presidentit Duterte, duke theksuar se “qartazi Duterte është një djalë plot gjallëri.” Por, ai gjithashtu tha se takimi i planifikuar varet nëse Duterte është përgatitur për “bisedime konstruktive e të frytshme”.
Disa orë më vonë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Ned Price, tha se takimi i së martës me Duterten është anuluar dhe presidenti Obama në vend të tij do të takojë presidentin e Koresë së Jugut Park Geun-hye.
Duterte më pas ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se i vjen keq për sulmin personal.
Presidenti i Filipineve, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me këtë substancë.
Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prej se ai është zgjedhur më 9 maj.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.