Policia vret të dyshuarin e atentatit në tregun berlinez të Krishtlindjeve

Policia vret të dyshuarin e atentatit në tregun berlinez të Krishtlindjeve

37
SHPËRNDAJE

I dyshuari i sulmit me kamion në Berlin, tuniziani Anis Amri, 24 vjeç, u vra gjatë një kontrolli të policisë në Milano, njoftoi media italiane.

“Personi i vrarë gjatë natës në Milano nga policia është pa asnjë hije dyshimi autori i dyshuar i atentatit në Berlin, tuniziani, Anis Amri”, konfirmoi ministri italian i Brendshëm, Marco Minniti në një konferencë shtypi.

“I dyshuari u vra gjatë një kontrolli rutinë të policisë”, shtoi ministri.

Njoftimi vjen pasi policia ishte vënë në kërkim të tunizianit, i dyshuar se kishte kryer një sulm me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Një kamion u fut të hënën në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve që ndodhet pranë Kishës së Dhuratave, një prej simboleve të kryeqytetit gjerman, çatia e të cilës të kujton fragmente nga Lufta e Dytë Botërore.

Autori i dyshuar i sulmit, marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, është një tunizian 24 vjeç, Anis Amri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.