Policia spanjolle ka shkaterruar nje bande shqiptaro-spanjolle dhe sekuestroi 56 kg droge

Policia spanjolle ka shkaterruar nje bande shqiptaro-spanjolle dhe sekuestroi 56 kg droge

38
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka bërë të ditur sot se gjatë një operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka sekuestrua 56 kg heroinë, e cila do të kapte vlerën 2 milionë euro në treg. Bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha gjatë vitit 2016 në Evropë, thotë policia spanjolle.
Në bashkëpunim me autoritetet portugeze, ata arrestuan 12 persona që ishin pjesë e një grupi spanjollo­shqiptar me vendndodhje në rajonin e Pontevedra, në kufi me Portugalinë.
350 mijë euro cash dhe shtatë makina luksoze janë sekuestruar gjithashtu gjatë operacionit, për të cilin hetimet kanë nisur që në korrik të vitit të kaluar. 
56 kg heroinë u gjetën në një makinë “Porsche Cayenne”, në zonën e quajtur Tui, në kufi me Portugalinë.

Heroina ishte blerë në Amsterdam (Holandë) dhe ishte fshehur me paketim special të fshehur në makinën e prodhimit gjerman 4×4. Shtatë pjesëtarë të tjerë të grupit u arrestuan në Barcelonë dhe dy të tjerë që akuzohen për shpërndarjen heroinë në Galicia. Sipas Europol vlera e tregut të heroinës në BE arrin në 6.8 miliardë euro në vit dhe njeh rritje që prej vitit 2013. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.