Policia daneze arreston katër të dyshuar për terrorizëm

Policia daneze arreston katër të dyshuar për terrorizëm

36
SHPËRNDAJE

Policia daneze arrestoi katër persona me dyshimin se kishin dalë vullnetarë për të luftuar për llogari të DAESH-it në Siri.

”Arrestimet u kryen në kryeqytetin danez, Kopenhagë, në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së policisë daneze, PET”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Policia refuzoi të jepte informacione të hollësishme lidhur me njoftimet paraprake që patën nga shërbimi sekret i vendit.

Ministri danez i Drejtësisë, Soren Pind deklaroi se arrestimet ishin një tregues që autoritetet ishin në rrugën e duhur në përpjekjet për të ndaluar ikjen e vullnetarëve drejt Sirisë apo Irakut.

Sipas një deklarate të PET-it, 115 persona kanë ikur nga Danimarka për të luftuar në Siri, ku 19 prej tyre kanë vdekur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.