Pheniani teston me sukses motorin e raketave balistike ndërkontinentale

Pheniani teston me sukses motorin e raketave balistike ndërkontinentale

24
SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se kishte kryer me sukses testin e një motori për raketat e saj balistike ndërkontinentale duke përmirësuar rrezen e veprimit të tyre.

“Testi për një motor të tipit të ri më të fuqishëm u urdhërua dhe u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un”, njoftoi agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve, KCNA, së cilës i referohet agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.

“Suksesi i këtij testi përbën një garanci për një lloj tjetër sulmi bërthamor kundër imperialistëve amerikanë dhe forcave të tjera armiqësore”, deklaroi lideri i vendit, Kim Jong Un.

Regjimi i izoluar ndërkombëtarisht i Koresë së Veriut posedon bomba bërthamore dhe raketa balistike, megjithatë ka të dhëna të shumta se ato janë të pafuqishme për të kryer misionin për të cilin janë prodhuar.

Marsin e kaluar, Kim tha se vendi i tij kishte prodhuar të ashtuquajturat koka të vogla bërthamore për raketat balistike, por kjo ishte një deklaratë e përsëritur nga qeveria një vit më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.