Perseri lekundje tërmeti në Italinë qendrore

Perseri lekundje tërmeti në Italinë qendrore

37
SHPËRNDAJE

Rikthehet frika e tërmetit në Italinë qendrore. Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.3 ballë e shkallës rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Peruxha në thellësinë 11 km. 

Lëkundjet u ndien edhe në rajone të tjera ku ndër më të prekurat ishte province e Norçes ku banoret kane dale jashtë banesave te frikësuar.
Fatmirësisht për momentin nuk rezultojnë të plagosur. Bashkiaku i Norcias Nikola Alemanno u shpreh se janë dëmtuar disa mure të ndërtesa antike të cilat ishin prekur nga tërmeti i disa ditëve më parë.
Kujtojmë se në 24 gusht Italia qendrore u godit nga një tërmet katastrofik me magnitude 6.2 ballë i shkalles rihter i cili shkaktoi rreth 300 të vrarë dhe solli shkatërrimin e qytezave te Amatrices, Pescara del Tronto.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.