Për herë të parë në historinë e Romes zgjidhet kryebashkiake grua.

Për herë të parë në historinë e Romes zgjidhet kryebashkiake grua.

49
SHPËRNDAJE

Për herë të parë në historinë e kryeqytetit italian, një grua është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës.Ajo është Virginia Raggi e Lëvizjes 5 yje e cila ka mundur të fitojë me rreth 68% të votave kundër kandidatit të Partisë Demokratike Roberto Giachetti.38-vjeçarja Virginia Raggi me profesionin avokate prej vitit 2013 ka qënë këshilltare komunale në Bashkinë e Romës.“Sot kanë fituar qytetarët e Romës, kanë fituar romanët, u shpreh” Virginia Raggi, menjëherë pas publikimit të rezultateve të votimeve.“E para gjë që ndjej të them është se më në fund dhe Roma do të ketë një kryetare Bashkie grua. Është një moment historik me një vlerë të jashtëzakonshme. Jam gati të qeveris e tashmë nis një erë e re.”Gjithashtu një tjetër kandidate femër e Lëvizjes 5 Yje, Chiara Appendino, është zgjedhur kryetare Bashkie e një qyteti të rëndësishëm italian, Torino.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.