OKB kërkon 72 orë armëpushim për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

OKB kërkon 72 orë armëpushim për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

20
SHPËRNDAJE

Jan Egeland, këshilltari i të Dërguar Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, u bëri thirrje ShBA-së, Rusisë, Turqisë dhe Iranit të sigurojnë një armëpushim 72-orësh për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e përfshira nga konflikti në Siri.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për një armëpushim 72-orësh për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri.

Jan Egeland, këshilltari i posaçëm i të Dërguarit Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, u bëri thirrje ShBA-së, Rusisë, Turqisë dhe Iranit të sigurojnë një armëpushim 72-orësh për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e përfshira nga përleshjet intensive në Siri.

Pas mbledhjes së Grupit të Punës për Ndihmat Humanitare, i ngritur në kuadër të Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë, Egeland mbajti një konferencë shtypi në Zyrat e OKB-së në Gjenevë.

“U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Rusisë, Turqisë dhe Iranit që të sigurojnë për muajt prill dhe maj dërgimin e ndihmave humanitare për 1 milionë njerëz që jetojnë në zona nën bllokadë dhe të vështira për të hyrë në Siri”,- u shpreh Egeland.

Në lidhje me sulmin me armë kimike në Idlib, Egeland tha se vazhdojnë hetimet për të gjetur se kush qëndron prapa këtij sulmi dhe çfarë armësh janë përdorur.

Lufta civile në Siri është shumë e neveritshme. Në këtë luftë kanë vdekur më shumë fëmijë se sa njerëz të armatosur. Kemi të bëjmë me një luftë, ku fëmijët vriten me armë kimike të helmatisura. Kjo është shumë e neveritshme”,- cilësoi Egeland.

Gjatë sulmit me armë kimike të kryer pardje nga regjimi në Han Shejhun, kishin humbur jetën 100 civilë, duke përfshirë shumë fëmijë dhe gra, dhe 500 persona ishin prekur nga substancat kimike.


S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.