OBSH-ja sensibilizon qeveritë për taksimin e pijeve me sheqer kundër obezitetit

OBSH-ja sensibilizon qeveritë për taksimin e pijeve me sheqer kundër obezitetit

35
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri sot thirrje qeverive për të taksuar pijet me sheqer, si formë sensibilizimi për të parandaluar obezitetin në botë, ku një i rritur në tre është mbipeshë, duke vlerësuar kufizimin e konsumit të këtyre produkteve.

Në një raport të ri, agjencia e OKB-së u shpreh se ekzistojnë “shifra konkrete” se vendosja e taksave mbi pijet me sheqer do të ndikonte në kufizimin proporcional të konsumit.

“Një rritje prej 20 për qind e çmimit të pijeve do të çonte në kufizimin e konsumit prej 20 për qind. Dhe një rritje prej 50 për qind do të reduktonte deri në gjysmë volumi të konsumit”, saktësoi OBSH-ja.

“Nëse qeveritë do të parashtronin një taksë mbi produkte si pijet me sheqer do të ulnin rreziqet duke shpëtuar jetë njerëzore”, pohoi Douglas Bettcher, drejtues i departamentit të parandalimit të sëmundjeve jo të transmetueshme në OBSH.

Në shkallë globale, numri i rasteve të obezitetit është dyfishuar prej 1980. Në 2014 më shumë se 1,9 miliardë persona të rritur nga 18 vjeç e sipër janë mbipeshë, duke përfshirë më shumë se 600 milionë persona obezë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.