Obama kërkon një botë pa armë bërthamore

Obama kërkon një botë pa armë bërthamore

37
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Barack Obama nderoi sot, me homazhe, viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, gjatë një vizite historike në Hiroshima, me shtrëngim duarsh dhe përqafime të të mbijetuarve të bombës atomike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, me rastin e vizitës së parë të një presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në detyrë në këtë qytet të shkatërruar më 6 gusht të 1945 nga një bombë bërthamore amerikane, bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore.

“Shtatëdhjetë e një vite më parë, vdekja u mboll nga qielli”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë përpara memorialit të viktimave të bombës së iniciuar nga SHBA-ja mbi qytet, më 6 gusht 1945 në orën 08:15.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.