Obama i kërkoi sot Evropës të qëndrojë e “fortë dhe e bashkuar” 

Obama i kërkoi sot Evropës të qëndrojë e “fortë dhe e bashkuar” 

30
SHPËRNDAJE

Barack Obama i kërkoi sot Evropës të qëndrojë e “fortë dhe e bashkuar” ndërsa projekti evropian po përballet me një krizë të paprecedentë, kryesisht nga fakti i kërcënimit të largimit të Britanisë së Madhe dhe rritja e populizmit.
“SHBA-ja dhe mbarë bota kanë domosdoshmëri për një Evropë të fortë, të suksesshme, demokratike dhe të bashkuar”, deklaroi presidenti amerikan në një fjalim të mbajtur në panairin industrial të Hanoverit, në veri të Gjermanisë, duke nënvizuar se Kontinenti i Vjetër ndodhet në një moment vendimtar të historisë së tij.
Pas vizitës së fundit, të kryer javën e kaluar në Britaninë e Madhe për të paralajmëruar vendin kundër një daljeje të mundshme nga Bashkimi Evropian, Barack Obama zgjodhi Gjermaninë për të mbështetur mesazhin e tij duke nënvizuar rëndësinë e unitetit të Evropës, në një moment kur projekti i ndërtimit evropian është vënë në pikëpyetje si kurrë më parë, që kur u iniciua në prag të Luftës së Dytë Botërore.
“Ndoshta ju keni nevojë që një person i jashtëm siç është rasti im t’ju bëj me dije për arritjet e shënuara deri më tani”, vlerësoi ai

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.