Obama i bertet paraardhesit te tij: Eja Bill nxito

Obama i bertet paraardhesit te tij: Eja Bill nxito

48
SHPËRNDAJE

Duke mbledhur mëngët e këmishës, sikur do ta drejtonte ai vetë avionin, në krye të shkallëve të “Airforce One” Barack Obama është i padurueshëm dhe nxit ish-presidentin Bill Clinton që po vonohet të hyjë sa më parë në avion.
Një moment që fikson njeriun më të rëndësishëm të botës dhe paraardhësin e tij.

Të dy ktheheshin në SHBA nga Izraeli ku të dy orën pjesë në varrimin e ish-presidentit izraelit, Shimon Peres. “Eja Bill, nisemi!”, thërreth Obama nga “Airforce One”

Shprehja e Obamës është e dallueshme në filmimin e shkurtër që ka pushtuar internetin duke përjetësuar këtë çast të pazakontë.

Është i paduruar, e ka me nxitim për t’u kthyer ndërsa Bill Clinton vazhdon të vonohet. E thërret disa herë, madje edhe zbret tek shkallët, deri sa ish-presidenti mbërrin dhe duket sikur kërkon falje duke hapur duart, ndërsa Obama buzëqesh dhe e përshëndet me një shtrëngim dore dhe një të rrahur në sup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.