“Nuk eshte Pompei, ky eshte Aleppo”

“Nuk eshte Pompei, ky eshte Aleppo”

53
SHPËRNDAJE

Fëmijë që qajnë të mbuluar nga pluhuri i rrënojave. Fëmijë të gjakosur, me gjymturë të humbur! Fëmijë të mbytur në det drejt udhës së shpëtimit. E tani fëmijë të vdekur nën rrënoja. Janë këto pamjet që shpërndahen në çdo cep të botës, e që vijnë çdo ditë nga Siria.
Vullnetarët e mbrojtjes civile në Siri kanë publikuar një fotografi rrëqethëse nga qyteti Alepo ku shihet një burrë dhe një fëmijë të vdekur, të mbuluar me gjak, pluhur dhe gurë.
CNN shkruan se bëhet fjalë për babain dhe djalin që kanë vdekur nga sulmet të kryera më 23 shtator.

Sipas informatave të vullnetarëve shpëtimtarë që kanë gjetur të vdekurit, personi dhe djali i tij dhe një fëmijë nga familja pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë sulmit.
Bashkëshortja dhe vajza e tij që janë gjendur në një vend tjetër janë plagosur. Njëri nga aktivistët ka thënë për CNN se bëhet fjalë për sulmin më të rëndë nga marsi i vitit 2011. “Ky nuk është Pompei, ky është Alepo”, ka shkruar një person në rrjete sociale nën fotografinë rrëqethëse. Forcat ruse dhe ushtria siriane vazhdojnë bombardimet, pavarësisht armëpushimit të shpallur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.