Njerëzit e paralizuar do të jenë në gjendje të lëvizin

Njerëzit e paralizuar do të jenë në gjendje të lëvizin

64
SHPËRNDAJE

Njerëzit e paralizuar nga pjesa e qafës dhe poshtë, së shpejti do të jenë në gjendje të lëvizin krahët e tyre robotike, në sajë të valëve Wi-Fi, sipas një eksperti.Pacientët e parë do të lidhen me këto pajisje në vitin 2018, tha profesor John Donoghue për “The Daily Mail” .
Pasi të kalojnë 20 vjet këta pacientë do të jetojnë një jetë relativisht normale mbi bazën e një teknologjie të neuro-komunikimit, që do të mundë t’u kthejë atyre lëvizjen te të katër gjymtyrët.
Katër vjet më parë pacientja Cathy Hutchinson, tronditi botën, kur ajo përdori mendimet e saj për të kontrolluar një krah robotik, falë të cilit ajo mundi të pijë edhe kafe.
Një çip i vogël në tru kap sinjalet neurologjike dhe imagjinon lëvizjen e krahut. Këto impulse kalojnë së bashku në një njësi përpunimi jashtë trupit të saj, të cilat interpretohen dhe zhvendosin krahun robotik.
Falë kësaj teknologjie, pas 20 vjetësh, njerëzit e paralizuar do të jenë në gjendje të lëvizin edhe gjymtyrët e poshtme përveç krahëve.

   
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.