Nis votimi per zgjedhjet presidenciale ne SHBA

Nis votimi per zgjedhjet presidenciale ne SHBA

47
SHPËRNDAJE

Në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara ka nisur votimi për zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit janë hapur në Nju Jork, Nju Xhersi, Washington DC etj.

Sipas sondazhit më të fundit të CNN pak minuta përpara se të hapeshin qendrat e votimit, kandidatja demokrate HIllary Clinton kryeson ndaj rivalit të saj republikan. Sipas sondazhit, Clinton kryeson me 46 %, ndërsa Trump me 42% të mbështetjes popullore.
Ndërkaq, autoritetet shtetërore zgjedhore dhe vëzhguesit kanë raportuar për rritje rekord të votimeve të hershme, ndërsa në këtë aspekt prijnë votuesit hispanikë. Ky zhvillim duket se i ka dhënë një epërsi kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton. Agjencia Associated Press ka raportuar se më shumë se 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë.
Kjo do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së sotme, kur është dita e zgjedhjeve 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.