Në pranga 6 persona për tregti ilegale të uraniumit 238

Në pranga 6 persona për tregti ilegale të uraniumit 238

35
SHPËRNDAJE

Tre shtetas gjeorgjianë dhe tre armenë u arrestuan në Gjeorgji pasi ishin duke shitur në mënyrë të paligjshme uranium 238, njoftuan sot shërbimet e sigurisë së këtij shteti në Kaukaz.

“Ata kishin synim të shisnim lëndën radioaktive të uraniumit, U 238, për 200 milionë dollarë në Tbilis”, deklaruan shërbimet sekrete gjeorgjiane në një deklaratë, ku saktësojnë gjithashtu se gjashtë të dyshuarit ishin në paraburgim, në pritje të procesit gjyqësor.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme gjeorgjiane tha për median se kjo shumë e konsiderueshme nuk korrespondonte aspak me çmimin real të tregut, por shumë më pak sesa vlera e kërkuar nga të dyshuarit.

Uranium 238, sasia e së cilit nuk bëhet e ditur, u gjet e magazinuar në një kontejner në shtëpinë e një prej të dyshuarve.

Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Uranium 238, izotopi më i përhapur i uraniumit natyror, shërben kryesisht për prodhimin e plutoniumit 239, i aftë për të çliruar një sasi të madhe energjie gjatë një reaksioni bërthamor

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.