Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Perez.

Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Perez.

40
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare ish-presidenti i Izraelit, Shimon Perez.Perez i cili mori një goditje në tru para dy javësh ndërroi jetë gjatë natës. Pas kurave të para mjekët kishin folur për një gjendje të stabilizuar por të martën gjendja e Perez është përkeqësuar.
Kryeministri Benyamin Netanyahu e ka shpallur ditën e sotme një ditë zie.
Shimon Perez ka mbajtur disa detyra në shtetin e Izraelit por fama dhe popullariteti i tij u rrit pasi u zgjodh president i Izraelit në vitin 1997 duke u bërë ikona e Izraelit në botë.
Perez ka mbajtur më herët edhe postin e kryeministrit të vendit nga 1984-1992.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.