NATO prani më të madhe në Detin e Zi

NATO prani më të madhe në Detin e Zi

35
SHPËRNDAJE

NATO-ja do të diskutojë në tetor për një prani më të madhe në Detin e Zi, në vazhdën e shqetësimeve për një Rusi më agresive, deklaroi sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg.

Duke folur për gazetarët, Stoltenberg tha se disa anëtarë të aleancës kanë shprehur qëndrimin për një prani më të gjerë ushtarake në rajonin e Detit të Zi.

“Kemi vendosur që në tetor të japim këshilla për ministrat tanë të Mbrojtjes për të parë nëse mundemi apo sesi do të mund të shtojmë praninë tonë atje dhe jo vetëm në tokë, por edhe në ajër dhe në det. Detaje më konkrete do të kemi në tetor gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes”, theksoi Stoltenberg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.