Nagorni- Karabak, luftimet vazhdojne, Armenia kerkon ndihmen e OSBE- se

Nagorni- Karabak, luftimet vazhdojne, Armenia kerkon ndihmen e OSBE- se

22
SHPËRNDAJE

 

Nuk kane ndaluar luftimet në Nagorni-Karabak, pavarësisht armëpushimit të njëanshëm të shpallur nga qeveria e Azerbajxhanit te dielën. Azerbajxhani dhe Armenia kanë akuzuar njëri-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Tensioni në enklavën e kontestuar filloi te shtunën ku ne luftime u vrane rreth tridhjetë ushtarë nga të dyja anët dhe disa civilë.

Presidenti armen, Serzh Sargsyan, ka frikë nga “lufta e pegjithshme” dhe per kete arsye kërkon ndihmën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. “Te respektohet armëpushimi si dhe OSBE-ja te zbatoje masa konkrete për të stabilizuar situatën”, ka thënë Serzh Sargsyan.

Kur në vitin 1991 Azerbaijan shpalli pavarësinë nga Moska, Nagorno-Karabakh, e populluar kryesisht nga armenët, shpalli veten një republikë autonome. Kështu filloi lufta midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila ishte në anën e republikës separatiste. Konflikti përfundoi në maj 1994, me shume viktima, më shumë se njëzet mijë njerëz të vrare dhe një milion persona të zhvendosur dhe refugjatëve. Armëpushimi nuk u shndërrua në një paqe të përhershme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.