Moska kthen ne baze detare portin Sirian

Moska kthen ne baze detare portin Sirian

34
SHPËRNDAJE

 Rusia ka në plan të kthejë një strukturë detare në portin sirian të Tartusit në një bazë të përhershme detare ruse, deklaroi sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Nikolay Pankov.
Rusia, e cila ka përdorur objektin që nga fillimi i viteve 1970, miratoi një marrëveshje me qeverinë siriane javën e kaluar për të dislokuar përgjithmonë trupat dhe armatimet në vendin e Lindjes së Mesme.
“Ne do të kemi një bazë të përhershme detare në Tartus dhe dokumentacioni përkatës është hartuar”, tha Pankov në komentet e bëra për agjencinë zyrtare ruse të lajmeve, TASS.
Dhoma e Lartë e parlamentit të Rusisë pritet të ratifikojë planin më vonë, këtë javë.
Rusia, e cila gjithashtu përdor bazën ajrore të Khmeimimit, në provincën bregdetare, Latakia, në veri të Sirisë, është një aleat kryesor i presidentit sirian, Bashar al-Asad, ushtria e të cilit ka luftuar grupet militante në vend gjatë një lufte civile të përgjakshme, që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.