Moska i trembet incidenteve në centralet bërthamore ukrainase

Moska i trembet incidenteve në centralet bërthamore ukrainase

53
SHPËRNDAJE

Rusia i trembet incidenteve në centralet bërthamore ukrainase që po furnizohen me lëndë të parë nga grupi amerikan “Westinghouse”, njoftoi sot një diplomat i lartë rus.

“Aktualisht, dyshime të bazuara krijohen për sa i përket kapacitetit të prodhuesve të huaj, ku edhe Westinghouse, për të dhënë lëndë të parë që funksionon pa incidente në reaktorë të prodhimit sovjetik dhe rus”, deklaroi Mikhail Oulianov, drejtor i departamentit të ngarkuar me kontrollin e armëve në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, për agjencinë publike, “Ria Novosti”.

“Në të kaluarën, përpjekjet për të furnizuar me lëndë të parë të prodhimit jo-rus reaktorë që i kemi prodhuar ne, përfshirë edhe centralet ukrainase, kanë sjellë difekte të vazhdueshme”, shtoi ai.

Në vitin 2014, pas ardhjes në pushtet të pro perëndimorëve në Kiev, Ukraina arriti një marrëveshje me “Westinghouse”, filiali amerikan i kompanisë japoneze “Toshiba”, për të reduktuar varësinë e Ukrainës nga rusia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.