Mijëra ushtarë dhe tanke zbarkojnë në Poloni

Mijëra ushtarë dhe tanke zbarkojnë në Poloni

67
SHPËRNDAJE

Tanke dhe automjete të blinduara amerikane së bashku me më shumë se 3000 ushtarë amerikanë do të zbarkojnë në Poloni ditën e sotme.
Ato janë pjesë e reagimit të presidentit Barack Obama për të mbështetur aleatët e NATO-s të shqetësuar nga agresioni rus, shkruan “BBC”.
Ardhja e tyre vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Donald Trump i cili ka sinjalizuar se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.
Ky është përforcimi më i madh amerikan ushtarak i Evropës në dekada.
Më shumë se 80 tanke beteje dhe qindra automjete të blinduara tashmë kanë mbërritur në Gjermani dhe tani janë duke lëvizur në Evropën Lindore nga rruga dhe hekurudhat. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.