Mijëra demonstrues në Londër kundër Brexit

Mijëra demonstrues në Londër kundër Brexit

50
SHPËRNDAJE

Dhjetëra mijëra britanikë gati për të nisur parakalimin në Londër, duke demonstruar kundërshtinë e tyre për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, ndërsa çështja e lidershipit po trazon partitë konservatore dhe laburiste.

Manifestimet pritet të nisin në orën 11:00 në Park Lane, në qendër të Londrës për të vijuar deri në hyrje të Parlamentit. Sipas organizatorëve, rreth 40.000 persona do të jenë të pranishëm në nisje të tubimit.

”Ne mundemi të shmangim procesin e vetëshkatërrimit dhe të pengojmë Brexit duke refuzuar vlefshmërinë e referendumit”, shkruan organizatori i protestës, Keiran MacDermott, në faqen Facebook të evenimentit. “Mos braktisni gjeneratën e së ardhmes. Protestoni, protestoni për të ndalur Brexit”.

Sipas një sondazhi të Ipsos Mori për BBC-në, 16 për qind e britanikëve që morën pjesë në votim për referendumin e 23 qershorit kishin bindjen se Britania e Madhe do të qëndronte në BE, ndërsa 22 për qind nuk ishin të sigurtë nëse vendi do të dilte nga unioni evropian. Rreth 48 për qind e votuesve vlerësojnë se zgjedhjet legjislative duhet të zhvillohen përpara hapjes së negociatave të daljes nga BE-ja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.