Michelle Obama bie pre e hakerëve

Michelle Obama bie pre e hakerëve

38
SHPËRNDAJE

Edhe Michelle Obama bie pre e hakerëve. Pasaporta e Zonjës së Parë ka përfunduar në duar të hakersave.
Një foto e asaj, që duket një kopje e skanerizuar në dokumentin e Michelle është shpërndarë në internet së bashku me e-mail-et personale të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, që kanë punuar për fushatën presidenciale të Hillar-i Clinton.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka siguruar që administrata Obama e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Koretta Lynch, ka pranuar se bëhet fjalë “për diçka që jemi duke e verifikuar”.
Hakerimi në fjalë është i fundit i një serie të gjatë, që ka goditur botën politike amerikane në emër të një grupi të quajtur ‘Dc Leaks’. Sipas ekspertëve dhe drejtuesve të inteligjencës me shumë mundësi i lidhur me shërbimet ruse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.