Marrëveshje aviacioni ndërmjet Turqisë dhe BE-së

Marrëveshje aviacioni ndërmjet Turqisë dhe BE-së

50
SHPËRNDAJE

Janë në prag të fillimit negociatat për një marrëveshje të gjithanshme në fushën e aviacionit civil ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, e cila ka hyrë tashmë në mesin e vendeve me trafikun më të lartë të pasagjerëve në sektorin e aviacionit.

Mes arsyeve më të rëndësishme përse kërkohet të bëhet një marrëveshje në shkallë evropiane me Turqinë renditet jo vetëm fakti që Turqia është një ndër aktorët kryesorë rajonalë në fushën e aviacionit civil, por edhe se ajo vlerësohet si një nga tregjet e aviacionit më dinamike, më strategjike dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Nëse marrëveshja arrihet, sektori i aviacionit në tërësi do të ofrojë shanse të reja punësimi, linja fluturimesh të reja dhe çmime më të mira për pasagjerët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.