Lufte apo stervitje?!Ushtria e SHBA dhe Korese Jugut tregojn forcen

Lufte apo stervitje?!Ushtria e SHBA dhe Korese Jugut tregojn forcen

43
SHPËRNDAJE

Ushtarët e SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut kanë marrë pjesë në një stërvitje të kombinuar si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta mes tensioneve në rritje me Phenianin. Ajo vjen vetëm një ditë pasi Veriu zhvilloi stërvitjen “më të madhe ndonjëherë” të artilerisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 2.000 trupa të Koresë së Jugut dhe Amerikës u përfshinë në stërvitjet e të mërkurës në Pocheon, Korenë e Jugut.

“Lojërat e luftës” u zhvilluan në Fushën e Trajnimit të Zjarrit në Seungjin, rreth 30 kilometra në jug të Zonës së Demilitarizuar (DMZ) që ndan dy koretë.

Ushtrimet, të cilat zgjatën 45 minuta, përfshinë rreth 100 njësi artilerie, 90 automjete të blinduara dhe 50 avionë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.