Luftanijet amerikane i drejtohen Gadishullit Korean

Luftanijet amerikane i drejtohen Gadishullit Korean

61
SHPËRNDAJE

Një grup luftanijesh amerikane janë duke lëvizur për në perëndim të Oqeanit Paqësor pranë gadishullit korean, si një shfaqje e fuqisë, – tha një zyrtar i lartë amerikan për Reurters të shtunën, – pasi shqetësimet për avancimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut erdhën duke u rritur. Më herë këtë muaj, Korea e Veriut testoi një raketë Scud.


Grupi i luftanijeve amerikane, i quajtur Carl Vinson, përfshin një aeroplanmbajtëse dhe do të përshkojë itinerarin nga Singapori në drejtim të gadishullit Korean, tha zyrtari, që nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat dhe kërkoi të mbetej anonim.


“Ne mendojmë se shtimi i pranisë është i nevojshëm,” tha ai, duke kujtuar sjelljet shqetësuese të KOresë së Veriut. Lajmi u raportua më parë nga Reuters.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.