Lufta kundër drogave,vret 1 milion njerëz në Filipine

Lufta kundër drogave,vret 1 milion njerëz në Filipine

56
SHPËRNDAJE

 Policia Kombëtare e Filipineve (PNP) deklaroi se 1 004 900 njerëz jane, arrestuar ose vrarë në luftën e presidentit filipinas, Rodrigo Duterte kundër drogave të paligjshme, shkruan “Reuters”.

Drejtori i përgjithshëm i PNP-sp, Ronald dela Rosa tha në një konferencë për shtyp se “që kur presidenti Duterte mori detyrën në muajin korrik të këtij viti, policia ka përmbushur 70 për qind të objektivit të saj në luftën kundër drogës”.
Dela Rosa deklaroi se “janë 1,8 milion përdorues dhe shpërndarës të drogës në bazë të të dhënave të vitit 2010 nga Bordi i Drogave të Rrezikshme”, por nga ana tjetër Duterte ka thënë se mund të jenë më shumë se tre apo katër milionë të dyshuar të drogës në Filipine.
“PNP-ja është në një fushatë të vazhdueshme kundër bandave kriminale dhe personazheve … me më shumë fokus në arrestimin dhe ndëshkimin e personazheve të rëndësishëm të përfshirë në drogat e paligjshme”, tha Dela Rosa.
Disa nga të dyshuarit për përfshirje në drogat e paligjshme janë edhe gjeneralë dhe politikanë 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.