Londer:Nje makine hyn permes turmes se njerëzve, disa të plagosur

Londer:Nje makine hyn permes turmes se njerëzve, disa të plagosur

50
SHPËRNDAJE

 Disa persona janë plagosur pasi një makinë shkoi furishëm drejt trotuarit duke përplasur kalimtarët jashtë Muzeut Historik të Londrës këtë pasdite.
Rojet e sigurisë kapën shoferin që drejtonte makinën, i cili më pas u arrestua nga policia në zonën e quajtur Kensington.

Qindra turistë të tmerruar u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi, agresori me automjetin “Toyota Prius” sulmoi turmën e njerëzve dhe më pas u përplas me një makinë tjetër të parkuar, sipas dëshmitarëve.

Fotot dramatike nga vendngjarja tregojnë se si rojet e sigurisë mbajnë të shtrirë në tokë agresorin e gjakosur.
Muzetë më të afërt janë evakuuar menjëherë nga policia. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore më të afërta për të marrë mjekimin e nevojshëm, shkruan Mail Online. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.