lazarati ne holliwood

lazarati ne holliwood

59
SHPËRNDAJE

“Mercury Films” ka zbuluar se ka nisur një projekt për një film që do të titullohet “Lazarat Burning” dhe ku do të interpretojnë Albana Osmani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Vokshi. Filmi do të shfaqet në qershor të vitit 2017 dhe tregon historinë e Bujar Savës, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pasi u rrënuan ekonomikisht nga skemat piramidale të fillim-viteve ’90 në Shqipëri.

Bujari bëhet efektiv i forcave speciale të policisë dhe merr misionin për të rrëzuar bosin e mafias së Lazaratit.

“Jemi shumë të emocionuar për këtë film që do të jetë debutimi i studios sonë”, thotë Issa Zaroui, producenti ekzekutiv i “Mercury Films”, një studio hollivudiane.

Ekipi i aktorëve shqiptarë do të përbëhet nga Albana Osmani, e cila do të ketë një rol kryesor në këtë projekt, Jonida Vokshi dhe Ermal Mamaqi, roli i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Mendohet se filmit do i bashkohet edhe Blerim Destani.

Do të ketë edhe aktorë rusë si Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.