Kremlini po “ringjall” KGB

Kremlini po “ringjall” KGB

41
SHPËRNDAJE

Gazeta ruse Kommersant, duke cituar burime të paidentifikuara, njoftoi këtë javë se para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, të marsit 2018, Kremlini ka në plan të krijojë një ministri të re me përmasa të mëdha, ku do të përfshihen pjesa dërmuese e agjencive ruse të sigurimit, shkruan VOA.
Bazuar tek burimet e gazetës ky dikaster do të quhet “Ministria e Sigurisë Shtetërore”, me akronimin MGB në rusisht. Ky është i njëjti emër që diktatori sovjetik, Jozef Stalin, i dha aparatit të tij shtypës nga viti 1946 deri sa vdiq në vitin 1953. Pas vdekjes së diktatorit, MGB u ndryshua në KGB, “Komiteti i Sigurisë Shtetëror”.
Aparati i ri MGB, njoftonte gazeta, do të bashkojë “Sherbimin e Sigurisë Federale” ((FSB)), aktualisht agjencia kryesore ruse e sigurisë, me “Sherbimin e Mbrojtjes Federale” ((FSO)), e cila ruan zyrtarët e lartë dhe përfshin edhe “Sherbimin e Sigurisë Presidenciale” ((SPB)), që ruan presidentin. MGB po ashtu do të gëlltisë “Shërbimin e Zbulimit të Huaj” ((SVR)), që është agjencia e spiunazhit jashtë vendit. Krahu hetues i MGB-së, do të trajtojë çështjet kriminale më të rëndësishme ndërsa punonjësit e MGB do të mbikëqyrin veprimtaritë e shumë organeve të ruajtjes së rendit, përfshi Ministrinë e Brendshme dhe Komitetin e Hetimeve.
NDRYSHIMET NË APARATIN E SIGURISË

Nëse njoftimet për planin e ristrukturimit miratohen, ky do të ishte ndryshimi i fundit i rëndësishëm që Presidenti Vladimir Putin do të bënte tek sistemi i sigurisë në Rusi. Në fillim të këtij vitit, ai krijoi Gardën Kombëtare, e cila ka për detyrë sigurimin e kufijëve rusë, luftojë terrorizmin, krimin e organizuar, të sigurojë rendin publik dhe ruajë objekte të rëndësishme shtetërore.
Garda Kombëtare raporton direkt tek presidenti dhe drejtohet nga Viktor Zolotov, i cili ishte roja e zotit Putin në Shën Piterburg në fillim të viteve 90-të. Zolotov drejtoi Shërbimin e Sigurisë Presidenciale nga viti 2000 deri në vitin 2013, dhe më pas sherbeu si komandant i Trupave të Brendëshme që janë forca të armatosura të Ministrisë së Brendëshme, nga viti 2014 deri në fillim të këtij viti, kur edhe u zgjodh të drejtone Gardën Kombëtare.
Boris Volodarsky, një ish oficer i agjencisë ushtarake ruse të zbulimit, GRU dhe historian i agjencive të zbulimit të kohës sovjetike dhe ruse, i tha Sherbimit rus i Zërit të Amerikës se ai besonte se me të vërtetë egziston një plan për të krijuar një strukturë të tillë të sigurimit të shtetit. Ai tha se propozimi i emrit “Ministria e Sigurimit të Shtetit” nuk ishte i rastësishëm.
“Kremlini ka një prirje të qartë të referimit të kohëve të mira staliniste dhe pas-staliniste, është e qartë se ata kanë si qëllim të krijojnë një ministri që do të bashkonte të gjitha strukturat e sigurisë nën një ombrellë. Ndërkohë ata kanë krijuar Gardën Kombëtare dhe tani po rikrijojnë një ministri e cila më parë, nën Stalinin, konsolidoi zbulimin e huaj dhe sigurimin e brendëshëm.”
Volodarsky tha se nuk mendon se FSB apo zyrtarët e lartë aktualë të saj do të luajnë rolin kryesor në ministrinë e re. Ai shton se madje as tani, FSB nuk është lojrari kryesor në sistemin rus të sigurisë. /VOA/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.