Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë “Bëhuni gati për luftë”

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë “Bëhuni gati për luftë”

68
SHPËRNDAJE

KORE E VERIUT- Gjeneralët e Kim Jong Un u kanë thënë ushtarëve të tyre që të përgatiten për luftë pasi avionët bombardues amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut. Sipas një agjencie lajmesh të quajtur “Daily North Korea”, ushtarëve koreano-veriorë u është thënë që të bëhen gati dhe të marrin ushqime. “Zyrtarët ushtarakë po i udhëzojnë ushtarët për të ngrënë misër në ara sepse lufta po afron”, shkruan kjo agjenci lajmesh.

Situata në gadishullin korean u tensionua gjatë kësaj jave, teksa Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike që kaloi mbi Japoni. Presidenti amerikan Donald Trump tha se zgjidhja me diplomaci nuk është më një opsion me Korenë Veriore.
Gjeneralët kanë kërkuar nga ushtarët e tyre që të mirëushqehen, në të kundërt nuk do të kenë rezistencë. Ndërsa shefave të ushtrisë u është thënë që të bëjnë një sy qorr teksa ushtarët po vjedhin misër nga arat.
Megjithatë, nuk dihet se sa i vërtetë është ky informacion. Ushtria e Koresë së Veriut ka rreth 6.5 milionë personel të disponueshëm, por me ushtarë të kequshqyer dhe armë e automjete të vjetruara.
Më herët gjatë ditës së sotme, avionë bombardues dhe luftarakë të armatosur amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut gjatë një stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, duke dhënë një mesazh të qartë ndaj shtetit komunist.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.