Kombet e Bashkuara, thirrje SHBA-ve për të shtrënguar kontrollin mbi armët

Kombet e Bashkuara, thirrje SHBA-ve për të shtrënguar kontrollin mbi armët

40
SHPËRNDAJE

Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri sot thirrje Uashingtonit zyrtar që të vendosë masa të rrepta në lidhje me kontrollin mbi armët.

Pas sulmit të armatosur me pasojë vdekjen e 49 personave në një klub nate të frekuentuar nga homoseksualët në qytetin Orlando të Floridës, Princi Zeid Ra’ad al-Hussein, komisar i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për masat e pamjaftueshme të kontrollit mbi armët, që shpeshherë bëhet shkak për vrasje ordinere në këtë vend.

“Ky sulm i parandalueshëm është rezultat i drejtpërdrejtë i kontrollit të pamjaftueshëm mbi armët”, tha komisari i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke tërhequr vëmendjen mbi “propagandën e papërgjegjshme” se armët e bëjnë shoqërinë më të sigurt, sipas të cilës në SHBA mund të blejnë snajper e armë zjarri të tjera madje dhe narkomanët, personat me çrregullime mendore apo ata me precedent penal për dhunë në familje; Zeid bëri u thirrje autoriteteve amerikane që të marrin masa të forta mbi kontrollin e armëve për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.