Kolumbia nënshkruan marrëveshjen historike të paqes me Farc-un

Kolumbia nënshkruan marrëveshjen historike të paqes me Farc-un

32
SHPËRNDAJE

Kolumbia përjeton sot një ditë historike me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes së arritur me guerilasit e Farc-ut, duke i dhënë fund prej më shumë se një gjysmë-shekulli një lufte vëllavrasëse, që shkaktoi një milionë të vdekur.

Marrëveshja e arritur më 24 gusht në Havana pritet të nënshkruhet nga presidenti Juan Manuel Santos dhe nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë (Farc, marksiste), më tepër i njohur me emrin e përdorur në luftë Timoleon Jimenez ose Timochenko.

Të dy personalitetet do të marrin fjalën gjatë ceremonisë së parashikuar rreth pasdites 17:00 (22:00 GMT) në sheshin e qendrës së Konventave në Kartagjenë, qendër turistike e konsideruar si perla e Karaibeve (veri) me pjesëmarrjen e rreth 2.500 personave që do të jene të veshur me të bardha, në nderim të viktimave të konfliktit.

“Ndihem mjaft i emocionuar shoqëruar me një ndjenjë të fortë gëzimi e euforie për të gjithë shtetasit kolumbianë”, deklaroi Santos. Kam një farë frike për sfidën që na pret, për të vendosur paqen në vend. Kjo fazë kërkon përpjekje të konsiderueshme nga të gjithë kolumbianët”, theksoi ai, sipas një deklarate të presidencës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.