Kolumbia në zi, më shumë se 200 të vdekur nga rrëshqitjet masive...

Kolumbia në zi, më shumë se 200 të vdekur nga rrëshqitjet masive të dheut

17
SHPËRNDAJE

Kolumbia është në zi pas rrëshqitjeve masive të dherave ku u shënuan më shumë se 200 të vdekur, qindra të zhdukur dhe të plagosur, pas shirave të fortë që përfshinë rajonin e Andeve, duke përfshirë gjithashtu Perunë dhe Ekuadorin.

Kryqi i Kuq raporton për 206 të vdekur, 202 të plagosur dhe 220 të zhdukur, pas katastrofës që shkatërroi të premten në mbrëmje qytetin e Mocoas, kryeqendra e Putumayo, në jug të vendit, ku bilanci pritet të rritet në orët në vijim.

“I shprehim ngushëllimet më të përzëmërta familjeve të viktimave dhe personave të prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh në Twitter presidenti Juan Manuel Santos, i pranishëm në vendngjarje së bashku me forcat e ndihmës së shpejtë dhe shpalli gjendjen e “katastrofës publike” për të përshpejtuar rehabilitimin e zonës.

Pamjet e këtij qyteti me rreth 40.000 banorë, pa energji elektrike dhe ujë të rrjetit janë tronditëse, rrugë të përmbytura nga balta dhe gurët, forca të ushtrisë që nxjerrin fëmijë nga rrënojat, banorë me lot në sy, makina të shkatërruara dhe mbeturina kudo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.