Kishte planifikuar sulme ne Euro 2016,kapet francezi

Kishte planifikuar sulme ne Euro 2016,kapet francezi

76
SHPËRNDAJE

Agjencia e Sigurisë në Ukrainë, SBU, bëri të ditur se ka arrestuar një francez me një arsenal të madh armësh.

Sipas SBU, ai kishte në plan të kryente sulme masive gjatë Evropianit 2016, që fillon të premten. Mediat franceze thonë se i arrestuari është Gregoire M., 25 vjeç.
Ai u kap në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë. Shefi i SBU tha se ai kishte planifikuar 15 sulme, i nxitur nga pikëpamjet e tij ultra-nacionaliste. 25-vjecari kishte shumë armë, detonatorë dhe 125 kg TNT. Mediat franceze thonë se ai nuk ka pasur ndonjë precedent penal.
SBU thotë se ai ishtë nën vëzhgim që prej dhjetorit të shkuar, pasi kishte blerë pesë Kallashnikovë, dy granatahedhës anti-tank, rreth 5 mijë fishekë, 100 detonatorë, etj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.