Kina kërcënon Donald Trump: Bëhuni gati për luftë

Kina kërcënon Donald Trump: Bëhuni gati për luftë

55
SHPËRNDAJE

Kina ka paralajmëruar se nëse qeveria e re amerikane do t’ua pengojë qasjen në Detin e Kinës Jugore, atëherë “duhet të jenë në gatishmëri për përplasje ushtarake”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeartikullin e sotshëm të gazetës zyrtare vendase “Global Times” janë shprehur reagime ndaj deklaratës së ashpër të kandidatit për Sekretar Shteti në administratën e Donald Trump, Rrex Tillerson, i cili kishte theksuar se “Duhet ta pengojmë qasjen e Kinës në Detin e Kinës Jugore”.
Sipas kryeartikullit, Tillerson ka marrë qëndrim të ashpër kundër Kinës në mënyrë që ta fitojë mbështetjen e senatorëve. “Duke pasur parasysh fuqinë aktuale ushtarake të Kinës, Washingtoni zyrtar në ardhje nuk do të ketë sukses ta pengojë qasjen e Kinës në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, vetëm nëse planifikon luftë të shkallës së lartë”, thuhet në kryeartikull.
Sipas kryeartikullit “Nëse Trump dhe ekipi i tij kanë plane të këtilla pas ardhjes në detyrë, atëherë ata duhet të jenë në gatishmëri ushtarake. Në të kundërtën, kjo lëvizje e tyre do të ishte qesharake”.
Autoritetet kineze paraprakisht kishin reaguar edhe ndaj bisedës direkte telefonike të Donald Trump muajin e kaluar me liderët e Tajvanit, gjë e cila sipas tyre ishte cilësuar në kundërshtim me praktikat diplomatike.
Ndryshe, Pekini zyrtar, i cili përpiqet ta forcojë pozicionin në ujërat e kontestuar duke ndërtuar baza ajrore në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, është pjesë e kontestit për sovranitet me shtetet e rajonit, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Brunein dhe Malajzinë, për Detin e Kinës Jugore i cili është i pasur me resurse të pasura nëntokësore. Transporti detar që realizohet përmes këtij rajoni, mundëson një tregti globale vjetore e cila kap vlerën prej afërsisht pesë trilionë dollarësh.
Kina pretendon se ka të drejtë mbi 80 përqind të rajonit prej rreth tre milionë kilometrash katrorë në Detin e Kinës Jugore, ndërsa pretendimin në fjalë e mbështet në një hartë të ngelur nga viti 1940.
Gjykata e arbitrazhit kishte vendosur në disfavor të Kinës
Nga ana tjetër, vitin e kaluar Filipinet e kishin transferuar kontestin me Kinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Gjykata në Hagë të Holandës kishte dhënë vendimin se “pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore janë në kundërshtim me ligjet”. Menjëherë pas kësaj, Pekini zyrtar kishte deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës, ndërkohë që SHBA-të e kishin cilësuar atë si “kontribut i rëndësishëm” për zgjidhjen paqësore të kontestit.
Ndërkohë, administrate Obama dërgonte njësite ushtarake në rajon, duke pohuar se Deti i Kinës Jugore është pjesë e ujërave ndërkombëtarë. Po ashtu, autoritetet amerikane kishin akuzuar Kinën për “militarizim të rajonit duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.