KiE paralajmëron Turqinë kundër rivendosjes së dënimit me vdekje

KiE paralajmëron Turqinë kundër rivendosjes së dënimit me vdekje

42
SHPËRNDAJE

Këshilli i Evropës paralajmëroi sot Turqinë kundër rivendosjes së dënimit me vdekje, i përfolur në vendin euroaziatik pas grushtit të dështuar të shtetit, duke i rikujtuar Ankarasë se një veprim i tillë nuk është në përputhje me anëtarësimin në organizatën panevropiane.

“Asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk mund të ushtrojë dënimin me vdekje”, theksoi sekretari i përgjithshëm i organizatës, Thorbjorn Jagland, i cituar nga një prej zëdhënësve të tij.

“Bëhet fjalë për një detyrim të përfshirë në Konventën Evropian të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai duke saktësuar se ”Turqia ka ratifikuar protokollet VI dhe XIII që shfuqizojnë dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat”.

Edhe pse Ankaraja e ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004 me rastin e kandidaturës së saj për në Bashkimin Evropian, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmendi dje në mbrëmje rikthimin e mundshëm të tij, përpara një turme mbështetësish që kërkonte ekzekutimin e puçistëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.