Kalifornia kerkon shkeputjen nga SHBA pas fitores Trump

Kalifornia kerkon shkeputjen nga SHBA pas fitores Trump

49
SHPËRNDAJE

Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe në SHBA, veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve.Banorët e Kalifornisë shteti që dërgon më shumë delegatë në Washington, kanë filluar në media sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja. Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes rrjetit social “Twitter” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kësaj fushate për ndarjen e Kalifornisë nga SHBA i janë bashkuar edhe disa investitorë të profilit të lartë në teknologji. Këtë ide e ka mbështetur dhe investitori i Uber, Shervin Prishevar që bën thirrje që Kalifornia të bëhet shtet më vete.

Kalifornia njihet si një nga shtetet mbështetëse të Demokratëve, por gjithashtu aty janë vendosur dhe kompanitë më të mëdha të SHBA që përbëjnë 2.496 trilionë dollar të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas FMN-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.