Jemen – Militantë të Al-Kaedës vrasin 20 ushtarë  

Jemen – Militantë të Al-Kaedës vrasin 20 ushtarë  

41
SHPËRNDAJE

Bëhet e ditur se militantë të dyshuar si pjesë e rrjetit terrorist të al-Kaedës vranë sot 20 ushtarë jemenas në jug të vendit.

Militantë të dyshuar si pjesë e rrjetit terrorist të al-Kaedës vranë sot 20 ushtarë jemenas në jug të vendit, thanë banorë lokalë.

“Ushtarët ishin në udhëtim e sipër drejt provincës jugore Mohra për të marrë pagat, kur u sulmuan nga militantët në afërsi të Abyan”, shtuan ata.

Të paktën 20 ushtarë të tjerë u plagosën në këtë sulm.

Nuk ka ende komente zyrtare për ngjarjen.

Disa zona të Abyanit, 427 kilometra në juglindje të kryeqytetit Sana’a, janë prej muajsh nën kontrollin e militantëve të al-Kaedës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.