Itali – “Mjekë pa Kufij”: Të paktën 10.000 emigrantë jetojnë në kushte...

Itali – “Mjekë pa Kufij”: Të paktën 10.000 emigrantë jetojnë në kushte çnjerëzore

38
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 mijë azilkërkues dhe refugjatë në Itali nuk kanë akses ndaj përkujdesjes shtetërore dhe po jetojnë në kushte çnjerëzore, deklaroi të martën organizata “Mjekë pa Kufij” (MSF).

Në një raport të saj, MSF-ja tha se kishte studjuar 35 pika pranimi refugjatësh në të gjithë Italinë, përfshirë ish-fabrika dhe magazina stacionesh hekurudhore.

“Gjysma e këtyre pikave nuk kishte energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që një e treta e tyre nuk janë të mbuluara nga shërbimi shëndetësor kombëtar”, thekson MSF-ja.

“Kjo është një popullsi e padukshme, e injoruar apo e toleruar nga institucionet”, tha drejtori për Italinë i MSF-së, Loris De Filippi.

MSF-ja shton se Italia nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në zgjerimin e kapaciteteve për pritjen e azilkërkuesve.

Në fund të vitit të kaluar, Italia kishte 110.000 vende për azilkërkuesit, ndërkohë që pranoi 148.000 të tillë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.