Itali – Dështon referendumi për platformat e naftës

Itali – Dështon referendumi për platformat e naftës

33
SHPËRNDAJE

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët nuk do të pranohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Itali për anulimin e nenit të ligjit që i lejon kompanitë të eksplorojnë për një kohë të pakufizuar në platformat ekzistuese afër brigjeve të Italisë.

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët (më pak se 50%) nuk do të pranohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Itali për anulimin e nenit të ligjit që u jep leje të pakufizuar kompanive që vazhdojnë të nxjerrin naftë dhe gaz në ujërat territoriale të Italisë.

Në referendum zgjedhësit iu përgjigjën pyetjes se duhet anuluar apo jo neni i ligjit të miratuar dhjetorin e kaluar në kuadër të ligjit për buxhetin nga qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Matteo Renzi dhe që u jep kompetencë “kompanive që kryejnë aktivitetin e eksplorimit të naftës dhe gazit brenda ujërave territoriale të Italisë, deri në 12 milje larg bregut për ta vazhduar këtë aktivitet për sa kohë që të nxjerrin burime natyrore edhe në rast të skadimit të afatit të kontratës”.

Qendrat e votimit qëndruan hapur nga ora 7 deri në ora 23, por nga 50 milionë votues të regjistruar në Itali, në votime morën pjesë vetëm 32 për qind.

Sipas legjislacionit italian ky rezultat nuk do të pranohet si i vlefshëm pasi niveli i pjesëmarrjes ka qenë nën gjysmën e numrit total të zgjedhësve dhe në lidhje me nenin e debatueshëm të ligjit në fjalë nuk do të bëhet asnjë veprim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.